Federata Shqiptare e Atletikes

Franko Burraj

Historiku

Unë jam Franko Burraj, lindur në Shkodër më datë 19.08.1998. Kam qënë shum i lidhur më sportin si ndjekes i tij por asnjëherë pjesë e ekipit Vllaznia deri në moshën 18 vjecare, ku unë u rregjistrova në sportin e atletikës me tranjerin Bruno Rrotani.

Ishte shumë e vështirë si 18 vjecare të adoptohesh në sportin e atletikës por me përkushtim dhe punë arrita që brënda 9 muajve stërvitje të dal kapion në Shqipëri aty ku u dallua që un kisha prirje për garën 400m. Falë përkushtimit të tranjerit Bruno Rrotani dhe punës së palodhur arritëm që në vitin e dytë të stërvitjes të arrij një tjetër record, rekordin kombëtar të 400m dhe pozicionimi në vend të 5-të në Lojërat Mesdhetare. Pas këtij rekordi u thyen dhe shumë rekorde të tjera si në 400m por dhe në 200m duke numëruar kështu në total 10 rekorde kombëtare.

Gjatë karrierës time të shkurtër në sportin e atletikës kam fituar shumë medalje ndërkombëtare dhe pjesmarrës në shumë kompeticione të rëndësishem si në Lojrërat Mesdhetare si finalist por edhe në Kapionatin Botëror si “Atleti i Pare Gjysmëfinalist “në Kapionatin Botëror. Shpresoj që në vitet në vijim ti jap Shqiperisë medalje më të rëndësishme si ajo e Lojrave Mesdhetare dhe Europiane!

Rekorde Kombëtare

Indoor

Outdoor

  • 200m - 400m

  • 19/08/1998

  • Klubi Sportiv: Vllaznia

  • Trajner: Bruno Rrotani

Izmir Smajlaj

European Indoor Champion Long Jump  2017 

David Nikolli

3000m 1500m

Luiza Gega

European Champion 3000m/st Munich (GER) 2022