Federata Shqiptare e Atletikes

Kampionati Europian – Nicosia 2026

WhatsApp Image 2026 03 15 at 14.51.58 - Federata Shqiptare e Atletikes

Shqipëria e përmbylli pjesëmarrjen në Kampionatin Europian të Hedhjeve në Nicosia, Qipro me një paraqitje shumë të mirë nga atletët tanë kuq e zi.

Në disiplinën e hedhjes së çekiçit, Markos Mema realizoi një rezultat fantastik prej 75.88 metrash, në paraqitjen e tij të parë me fanellën kuqezi në një kompeticion të këtij niveli. Me këtë rezultat, ai u rendit në vendin e 7-të në Europë, duke shënuar një debutim shumë premtues në arenën ndërkombëtare.

Nga gara e femrave, Yipsi Moreno zhvilloi një paraqitje të mirë me rezultat 63.00 m , duke u renditur e 11-ta në këte kampionat .

Jemi të lumtur të shohim se disiplinat e hedhjeve të çekiçit po rikthehen në arenën ndërkombëtare, ndërsa atletët tanë vazhdojnë të arrijnë rezultate të rëndësishme dhe të dallueshme, duke përfaqësuar shumë mirë Shqipërinë në kompeticionet europiane.