Më datën 5 Maj në Ditën e dëshmorëve të Atdheut, shoqata sportive “Maraton Albania” me mbështetjen e bashkisë Tiranë dhe Federatës Shqiptare të Atletikës, zhvilluan International Trail half maratona “Martyr’s Day” dhe minimaratona 5 & 10 Km në kodrat e lapidarit historik deri në rrjedhjen e lumit Erzen në një intinerar dhe pejsazh të bukur kodrinor.
Ky organizim bëri bashkë qindra pjesëmarrës nga të gjitha grupmoshat – sportistë, të rinj, studentë, forca të armatosura, institucione dhe qytetarë – të cilët garuan jo vetëm për rezultat, por edhe për respektin ndaj kësaj date të rëndësishme për kombin tonë.
Përmes këtij aktiviteti masiv sportiv, shoqata sportive “Maraton Albania”, synon të sjelli një mënyrë moderne dhe gjithëpërfshirëse të gjitë qytetarëve tanë – duke bashkuar sportin, shëndetin, natyrën dhe vlerat qytetare në një frymë të përbashkët.