Federata Atletike e Shqiperise

Projekte - Njoftime - Kërkesë për tender

Oferta Qershor 2026

Ftesë për paraqitje oferte – Shërbimi i Transportit për Kampionatin Ballkanik të Atletikës, Volos (Greqi), 20–21 Qershor 2026

Të nderuar,

Federata Shqiptare e Atletikës ju fton të paraqisni ofertën tuaj financiare për realizimin e shërbimit të transportit të Ekipit Kombëtar të Atletikës në kuadër të pjesëmarrjes në Balkan Athletics Championships 2026, i cili do të zhvillohet në Volos, Greqi, më datat 20–21 Qershor 2026.

Objekti i tenderit:

Transport vajtje–ardhje Tiranë – Volos (Greqi) – Tiranë;
Transporti i sportistëve, trajnerëve dhe stafit teknik të ekipit kombëtar;
Mjet transporti komod dhe i pajisur sipas standardeve për udhëtime ndërkombëtare;
Të përfshihen të gjitha kostot (karburant, taksa rrugore, siguracione dhe shpenzime të tjera përkatëse).

Operatorët ekonomikë të interesuar duhet të paraqesin:

Ofertën financiare;
Dokumentacionin e regjistrimit të subjektit;
Licencat dhe autorizimet e nevojshme për transport ndërkombëtar udhëtarësh.

Afati i dorëzimit të ofertave: 24 orë nga publikimi.

Për çdo informacion shtesë, mund të kontaktoni Federatën Shqiptare të Atletikës.
alb@mf.worldathletics.org
Faleminderit për bashkëpunimin.