Federata Atletike e Shqiperise

Federata Shqiptare e Atletikës mori pjesë Balkan Athletics Championships ne Novo Mesto të Sllovenisë me datë 4 Korrik me tre sportistet e saj: Phoebe Mustafaraj, Antonita Çuni dhe Mei Sokoli, të shoqëruara nga trajnerët Taulant Stërmasi dhe Laureta Derhemi. Një paraqitje shumë e mirë erdhi nga Phoebe Mustafaraj, e cila u kualifikua në finale dhe u rendit në vendin e 7-të ne Ballkan me kohën 12.19’ Antonita Çuni garoi në disiplinën e trehapëshit, ndërsa Mei Sokoli përfaqësoi Shqipërinë në disiplinat hedhje shtize dhe kërcim së larti.