Skip to main content

Federata Atletike e Shqiperise

Balkan Athletics

Shqipërisë i është besuar për herë të parë organizimi i Kongresit të Balkan Athletics, një prej ngjarjeve të rëndësishme sportive të atletikës rajonale, që do të zhvillohet në Tiranë më 13–15 tetor 2026.

Ky event bëhet me mbështetjen e Bashkisë Tiranë. 

Për tri ditë, Tirana do të mirëpresë drejtues dhe përfaqësues të federatave të atletikës nga Ballkani, në takime ku do të diskutohen zhvillimi i sportit, kalendari ndërkombëtar dhe bashkëpunimet e ardhshme. Fakti që organizimi i këtij eventi madhor i është besuar Federatës Shqiptare të Atletikës përbën një vlerësim të rëndësishëm për punën e bërë dhe progresin e atletikës shqiptare gjatë këtij viti.

Kongresi do të ketë një peshë të veçantë ndërkombëtare, pasi do të jenë të pranishëm Presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Atletikës, si dhe kandidatë për President të World Athletics dhe për Bordin Ekzekutiv, në kuadër të zgjedhjeve të vitit 2027.

Në Tiranë do të zhvillohet gjithashtu Gala e Balkan Athletics, ku do të nderohen sportistët më të mirë ballkanikë të sezonit 2026.

Një ngjarje e madhe sportive, një vlerësim për atletikën shqiptare dhe një mundësi për Shqipërinë që të jetë në qendër të vëmendjes së atletikës ballkanike, europiane dhe botërore.