Skip to main content

Federata Atletike e Shqiperise

Përfundon Lojërat Mesdhetare 2026

Në Taranto, Itali, u zhvilluan Lojërat Mesdhetare 2026, ku atletika shqiptare u përfaqësua nga Markelo Mema, Yipsi Moreno dhe Franko Burraj. Të tre sportistët, të kualifikuar me pikë olimpike, patën mundësinë të garonin në një prej kompeticioneve më të rëndësishme të rajonit.

Markelo Mema, në debutimin e tij në Lojërat Mesdhetare, zhvilloi një paraqitje të mirë duke u renditur në vendin e 4-t, vetëm një hap larg podiumit.

Franko Burraj debutoi në garën e tij, duke konkurruar mes atletëve më të mirë të Mesdheut. Edhe pse nuk arriti të sigurojë një vend në finale, pjesëmarrja në këtë nivel është një eksperiencë e rëndësishme për vazhdimësinë e tij sportive.

Yipsi Moreno e mbylli garën në vendin e 6-të, duke kompletuar paraqitjen e atletikës shqiptare në këtë edicion.

Tre sportistët tashmë rikthehen me eksperienca të rëndësishme nga një kompeticion i nivelit ndërkombëtar, ndërsa gara dhe objektivat e radhës vijojnë.