Federata Atletike e Shqiperise

Federata Shqiptare e Atletikës përgatitet për Kampionatin Europian të të Rriturve 2026

Federata Shqiptare e Atletikës po përgatitet të marrë pjesë në eventin më të rëndësishëm të kalendarit sportiv të vitit 2026, Kampionatin Europian të të Rriturve, i cili do të zhvillohet në Birmingham, Angli, nga 7 deri më 17 gusht 2026.

Ky kampionat do të mbledhë atletët më të mirë të Europës, duke ofruar një nivel të lartë gare dhe një mundësi të rëndësishme për përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Federata Shqiptare e Atletikës u uron suksese të gjithë atletëve dhe stafit teknik, me besimin se do të përfaqësojnë denjësisht ngjyrat kuqezi në këtë kompeticion prestigjioz.