Bëhemi gati për eventet më të rëndësishme ndërkombëtare të sezonit 2026! 🇦🇱
Si anëtare me të drejta të plota e Federatës Ballkanike, Federatës Europiane dhe Federatës Botërore të Atletikës, Federata Shqiptare e Atletikës do të përfaqësohet në garat më prestigjioze ndërkombëtare të këtij sezoni me atletët tanë më të mirë.
🇸🇮 Kampionati Ballkanik U18
4 Korrik 2026 – Novo Mesto, Slloveni
Shqipëria përfaqësohet nga:
* Phoebe Mustafaraj – 100 m
* Antonita Çuni – Kërcim trehapësh
* Mei Sokoli – Kërcim së larti
Trajnerë:
* Taulant Stërmasi
* Laureta Derhemi
🇷🇴 Kampionati Ballkanik U20
11 Korrik 2026 – Craiova, Rumani
Shqipëria përfaqësohet nga:
* Xhonatan Zenelaj – 100 m
* Dejan Balla – 400 m
* Sidrit Kopliku – 800 m
* Daniela Gila – 400 m
* Alisia Ciko – 400 m
Trajnerë:
* Juxhin Çili
* Admir Dizdari
🇮🇹 Kampionati Europian U18
16–19 Korrik 2026 – Rieti, Itali
Sportisti që do të përfaqësojë Shqipërinë është ende në pritje, në varësi të përmbushjes së standardeve të kualifikimit dhe konfirmimit përfundimtar.
🏆 Kampionati Europian për të rritur
7–17 Gusht 2026 – Birmingham, Angli
Shqipëria përfaqësohet nga:
* Markelo Mema
* Yipsi Moreno
I urojmë suksese të gjithë sportistëve dhe trajnerëve tanë, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë me krenari në arenën ndërkombëtare, duke synuar rezultate të mira e podium.
Forca Shqipëri! 🇦🇱