Skip to main content

Federata Atletike e Shqiperise

Birmingham 2026 mbyllet pa medalje për Shqipërinë.

Shqipëria mbylli këtë kompeticion pa medalje, por u përfaqësua me tre prej sportistëve më të mirë të atletikës shqiptare në vitin 2026: Yipsi Moreno, Markelo Mema dhe Franko Burraj.

Të tre sportistët garuan në disiplinat e tyre përkatëse, duke dhënë paraqitje të mira duke përfaqësuar Shqipërinë në më të mirët e Europës.

Edhe pse këtë herë nuk u arrit podiumi, pjesëmarrja në Birmingham përbën një tjetër eksperiencë të rëndësishme në rrugëtimin ndërkombëtar të atletëve shqiptarë. Përballja me sportistët më të mirë të kontinentit është një mundësi e vlefshme për të fituar eksperiencë, për të matur nivelin dhe për të synuar rezultate edhe më të larta në të ardhmen.

Yipsi Moreno, Markelo Mema dhe Franko Burraj mbeten ndër emrat kryesorë të atletikës shqiptare të vitit 2026 , dhe tashmë vëmendja kalon te sfidat e ardhshme, me objektivin për të vijuar punën dhe për të arritur rezultatet që talenti, përkushtimi dhe puna e tyre meritojnë.