Federata Atletike e Shqiperise

Phoebe mbyll garën e saj në Kampionatin Europian U18

Më 16 korrik, në Rieti të Italisë, atletja shqiptare Phoebe përfundoi garën e saj në Kampionatin Europian U18, duke u renditur në vendin e 7-të në baterinë e saj.

Pavarësisht konkurrencës së fortë dhe nivelit shumë të lartë të këtij kampionati, Phoebe zhvilloi një paraqitje dinjitoze, duke fituar një eksperiencë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Federata Shqiptare e Atletikës i uron Phoebe suksese në garat e ardhshme dhe një rrugëtim sa më të suksesshëm në karrierën e saj sportive.