Tiranë – Është zhvilluar sot Kampionati Kombëtar i Krosit, një aktivitet që mblodhi atletë nga klube të ndryshme të vendit, të cilët garuan në distancat 4 km, 6 km, 8 km dhe 10 km.
Në një ditë të mbushur me konkurrim dhe emocione, atletët treguan përkushtim dhe nivel sportiv, duke garuar për titullin kampion në kategoritë përkatëse.
Tre vendet e para u renditën si më poshtë:
4 km – Femra
🥇 Ajla Doda
🥈 Darsia Vathi
🥉 Oltea Zajmi
6 km – Meshkuj
🥇 Mirsad Plumbi
🥈 Leonel Mesi
🥉 Marin Shehaj
8 km – Femra
🥇 Redia Dauti
🥈 Kristina Pura
🥉 Elisabeta Marku
10 km – Meshkuj
🥇 Bledar Mesi
🥈 Ilir Këllezi
🥉 Entjol Monka
Federata Shqiptare e Atletikës përgëzon të gjithë fituesit për rezultatet e arritura dhe falënderon atletët, trajnerët, klubet sportive, gjyqtarët, si dhe Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit për kontributin në organizimin dhe zhvillimin e këtij aktiviteti.
Kampionati Kombëtar i Krosit mbetet një mundësi e rëndësishme për promovimin e atletikës, evidentimin e talenteve të reja dhe zhvillimin e garave të vrapimit në vend.