Skip to main content

Federata Atletike e Shqiperise

Shkalla kualifikuese

Janë publikuar standardet dhe rezultatet kualifikuese për atletët që synojnë të sigurojnë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.

Ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë atletët, të cilët tashmë kanë përpara objektiva të qarta dhe një rrugëtim të ri drejt eventit më të madh të sportit botëror.

Federata Shqiptare e Atletikës shpreh urimin dhe mbështetjen për të gjithë atletët shqiptarë në këtë rrugëtim, me shpresën që përmes punës, përkushtimit dhe rezultateve të larta, Shqipëria të përfaqësohet me sa më shumë sportistë në Olimpiadën e vitit 2028.

Rruga drejt Los Angeles nis që sot!

Suksese atletëve tanë! 🇦🇱